Divjakë: Përplasen motoçikletat një i vdekur e një i plagosur

Nga Dorjan
Shkruar ne 16 Mar 2012 ora 11:38pm

DIVJAKË – Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Divjakë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Lajmi është konfirmuar nga policia lokale.

Sipas të njëjtit burim, viktima quhet Artan Prifti dhe është 46 vjeç ndërsa personi që mbeti i plagosur quhet Gentjan Xheka.

Policia njoftoi se të dy personat e përfshirë në aksident po udhëtonin me motoçikleta në kahe të kundërt. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti ndërkohë që mësohet se i plagosuri është dërguar ugjentisht në spital.