Divorcet, gjatë 2011-ës 1161 kërkesë/padi në gjykatë

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Mar 2012 ora 4:57pm

TIRANE - Referuar evidencave statistikore, në lidhje me çështjet familjare, si ajo e padive për zgjidhje martese, nga zëdhënësja e shtypit pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, Bujana Tonçica informohemi se gjatë vitit 2011 dhe në vazhdim numri i padi kërkesave në këtë drejtim ka shënuar rritje. 

Vetëm gjatë vitit 2011, kërkesë-paditë e mbartura për zgjidhje martese numërohen 460, padi të reja 1161 dhe të përfunduara 925 çështje. Por cilat janë disa nga arsyet që i kanë çuar kryesisht çiftet e reja në zgjidhjen e martesës?

“Rastet më të mëdha janë ftohja e marrëdhënieve, pra emigracioni. Mund të përmendim si shkaqe të tjera edhe arsyet ekonomike apo kohët e fundit po shikojmë edhe një tendencë të re për shkak të rrjeteve sociale në internet. ”- deklaroi zëdhënësja e gjykatës.

Zgjidhja e martesës shoqërohet dhe me probleme të tjera, të cilat përcillen më tej tek fëmijët, ndaj sipas opinionit qytetar, për të hedhur një hap të rëndësishëm në jetë së pari duhet të jësh i sigurt për vendimin që merr.