DO SHTRENJTOHEN EDHE AKULLORET, RRITET ÇMIMI I VANILJES

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Pri 2012 ora 2:14pm

Në mbarë botën pritet të ketë shtrenjtim të çmimit të akulloreve këtë verë për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimit për bimën e vaniljes.

Vanilja është një nga aromat më të preferuara të akulloreve. Ajo rritet kryesisht në Madagaskar, Meksikë dhe Indi. Por India dhe Meksika kanë pasur pak prodhim këtë vit.

Për këtë arsye çmimi është rritur menjëherë nga 25 në 30 dollarë për kilogram. Për pesë vite me radhë çmimi kishte mbetur i fiksuar në 25 dollarë.

Vanilja është erëza më e shtrenjtë përveç shafranit. Ajo përdoret edhe në ushqime, ilaçe dhe parfum.