Doloreza lë shtëpinë e Big Brother

Nga Dorjan
Shkruar ne 17 Mar 2012 ora 11:52pm

Arbana shprehet se është koha për të vazhduar me komunikimin e zarfit. Janë tre banorë që presin me ankth për vendimin e publikut. Banori i dytë që i shpëton eliminimit është Arbri.

Arbana kërkon nga të gjithë banorët e tjerë se kë do të donin të largohej nga dyshja e mbetur që është Doloreza e Klaudja. Liami, Arbri, Ermali, Françeska, Lorena, Graciano, Genta, Ermira, Vlashi, Erioni e Meti dëshirojnë që të largohet Doloreza, ndërsa Edi e Anila dëshirojnë që të largohet Klaudja.

Tashmë është momenti për të thënë vendimin e publikut, e banori që duhet të lërë shtëpinë menjëherë është Doloreza. Ajo përshëndetet me konkurentët dhe lë shtëpinë e Big Brother.