Drejtoresha kosovare e akuzuar per korrupsion shpallet ne kerkim nderkombetar

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Mar 2012 ora 3:27pm

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të ish-drejtoreshës së Postë-Telekomit të Kosovës, Leme Xhema, thuhet në një komunikatë të policisë së Kosovës lëshuar në muajin gusht të vitit të kaluar. Por, deri tani, përkundër kërkesës së policisë kosovare ande askush nuk dinë për vendodhjen e Leme Xhemës.

Emri i Leme Xhemës (24/03/1958 (53 years old) nga sot figuron edhe në listën e Interpol-it e cila është në kërkim sikur edhe 34 kosovarë tjerë  (3 serbë të implikuar ne vrasjen e policin Enver Zymberit), njofton agjencia infomative “Presheva Jonë”.  Do shtuar se lista e Interpol-it është e mbushur po ashtu edhe me rreth 100 emra të serbëve, ndërsa nga Maqedonia-30, nga Shqipëria -150 etj.

Sa i përket ish-drejtoreshës së PTK-së Leme Xhemës, vitin e kaluar ajo ishte ftuar  në gjykatë disa herë, por nuk është paraqitur fare dhe në mungesë të saj, Gjykata Supreme e ka dënuar me tri vjet heqje lirie, për veprën penale shpërdorim i detyrës zyrtare dhe lidhje e kontratës së dëmshme.  Në ndërkohë, avokati i saj, Tomë Gashi  ka pohuar se “nuk posedoj asnjë informatë se klientja ime është dënuar dhe se për të është lëshuar fletarrestim. Lënda ka qenë në Gjykatën Supreme, dhe se për një hap të tillë  Gjykata është dashur të më njoftoj mua.”