DROGË NË GOMËN E MAKINËS, ARRESTOHET

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Mar 2012 ora 3:13pm

5 kilogramë marijuanë dhe një makineri ambalazhimi janë sekuestruar sot nga policia në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ku është vënë në pranga edhe poseduesi i tyre.

29-vjeçari nga Saranda, Klement Domeri, kishte gjetur një mënyrë të veçantë për ta fshehur lëndën narkotike, duke e futur atë në brendësi të gomës rezervë.

Ai e kishte ndarë në pako, e më pas i kishte lyer me parfum, në mënyrë që t’i shpëtonte policisë apo nuhatjes së qenit antidrogë.

Sipas policisë, ai ka pranuar se e kishte blerë në Lazarat marijuanën, të cilën do ta trafikonte drejt Athinës.

Ndërkohë, policia po heton në lidhje me personin që ia kishte shitur drogën 27-vjeçarit dhe atë që do ta priste në Athinë.