Duke pritur Lirinë…?!!

Nga adnan
Shkruar ne 20 Tet 2011 ora 12:24am

(“Nuk ka njëri më të skllavëruar, se sa ai që shtiret i lirë pa qen i tillë”. – V. Gëte)

Të gjithë ne jemi të lindur të jetojmë të lirë. Për këtë nuk ka dyshim.
Por, se sa është kjo shoqëri e gatshme që të na ofroj kushte optimale për përmbushjen e kësaj kërkese tonë të natyrshme instiktive, është diçka krejtësisht tjetër?
A ekziston në të vërtetë liria te ne? Kuptohet, liria në plotë kuptimin e fjalës?
Natyrisht se jo, sepse ajo është vetëm një ndjenjë për të cilën disa luftojë deri në vetëflijim kurse shumica e të tjerëve ikin prej saj?!
Edhe pse tek liria e vërtetë, askush nuk duhet të vendosi për fatin e dikujt tjetër, këtu gjithmonë vendosin të tjerët për ne. Që nga lindja, dhe sot e tërë ditën, neve të tjerët na mësojnë se çka është mirë e çka është keq; këndej apo andaj duhet të shkojmë; si të sillemi me të tjerët; ku dhe çka duhet ta ndryshojmë…

Meqë të tjerët na mësojmë edhe çka është dashuria, mirësia, toleranca, mirëkuptimi…. në këto rrethana të krijuara, fitohet përshtypja thuajse edhe ndjenjat tona i takojnë të tjerëve.
Në këtë proces, sikurse na thonë civilizues, neve na është ndaluar të mendojmë.

Nga ne fare nuk kërkohet të mendojmë, por vetëm të mësojmë. Të mësojmë, të mësojmë dhe të trajnohemi. Hajt, hajt, hajt …kështu vazhdimisht deri në automatizëm. Sepse, kur fillojmë të mendojmë me kokën tonë, atëherë bëhemi të lirë, e, ne, në të vërtetë, kurrsesi nuk guxojmë të bëhemi të lirë!
A thua, pse është kështu?
Sepse, si të përzgjedhur për tu flijuar për disa qëllime “MË TË LARTA”, neve së pari nga TA duhet të na merret fuqia e mendimit të lirë, duka na ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kemi. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë sonë të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendja jon do të na fokusohet në disa gjërat të parëndësishme dhe sporadike. Kjo po ngjet! Gradualisht, ndal ngadalë dhe heshtur me NE.
Mbase, në këtë shoqëri ashtu si është, ne nuk mund të vendosim as për jetën tonë, e lere më për proceset tjera që zhvillohen në brendinë e saj. Andaj, edhe përshtypja sado e vogël se po bëjmë ndonjë ndryshim në këtë drejtim, mbetet vetëm përshtypje dhe asgjë tjetër.
Ohhh… Zot! Nëse vazhdojmë kështu, në fund po na del se asgjë nuk na koka e jona. Mbase, as shtëpia ku jetojmë dhe as automjeti me të cilin qarkullojmë. Sepse, edhe këto i kemi si hipotekë në ndonjë nga bankat komerciale kreditore?!
Si duket, përveç shpirtit, asgjë nuk po na del si e jona.  Aman mos të më thotë dikush se edhe ky konstatim është i gabuar? Dhe, ja… si për inat, ai dikush doli dhe tha: E ke gabim! Shumë gabim e ke, o njeri! Jo, jo ! As shpirti më nuk është i yni”! Para dy viteve, në një ditë shkurti, a nuk u vranë në pikë të ditës dy të rijnë, dhe, mu atë ditë, a nuk u plagosën dhjeta të terë! Pse! Vetëm e vetëm pse kërkuan ta përjetojnë atë ndjenjë të ashtuquajtur liri? Besoj se me këtë tragjedi edhe më bindshëm u dëshmua në flagrancë ai postulat që e thamë në fillim: “liria është vetëm një ndjenjë për të cilën disa luftojë deri në vetëflijim, kurse shumica e të tjerëve ikin prej saj”.
Po, po! Qëllimisht ikin prej saj, dhe në këtë ike e gjejnë qetësinë e vet.

Për këtë botë të izoluar e cila në dukje ju shpaloset sikurse e tyre, këta mendojnë se e vetmja gjë që mund të bënë në këtë rast, është veçse të aktrojnë kinse janë të “lumtur”.
Mbase…kështu edhe po ngjet me shumicën prej nesh?!
Hmm…ndoshta, si një digresion, mu këtu gjendet përgjigja më adekuate në pyetjen se pse në teatrot tona nuk kemi aq publikë?!

A thua është kështu, mu pse vetë shoqëria jonë është një kulisë e madhe aktrimi në të cilën praktikisht të gjithë jemi aktorë që aktrojmë përsosur rolin tonë.  Atë rol, sikur në dramën e Samuel Beketit: “Duke pritur godon”…?!
Mbase…ashtu edhe duhet! Ashtu po lypset nga ne, dhe si duket për këtë qëllim po investohet mjaftë nga dikush…!?