DURRËS, DY NË PRANGA PËR FALSIFIKIME

Nga Dorjan
Shkruar ne 14 Apr 2012 ora 3:57pm

Durrës – Në qytetin bregdetar të Durrësit në mesditën e sotme janë vënë në pranga dy persona. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit ka arrestuar Ahmet Dacin dhe Kreshnik Gjokën.

Të dy këta persona akuzohen se kanë kryer falsifikim dokumentacioni me qëllim përftim siguracioni.

Daci mësohet se shërben si Inspektor i Policisë Rrugore në Durrës.