Durrës, gjendet i vdekur në kanal një 40-vjeçar .

Nga Dinejda
Shkruar ne 22 Mar 2012 ora 12:17pm

Durrës – Një shtetas u gjet i vdekur në një kanal mëngjesin e sotëm në lagjet periferike të qytetit të Durrësit.Policia bëri me dije se viktima është shtetasi Shaban Çullhaj, 40 vjeç, banues në fshatin Arapaj, i cili është gjetur nga familjarët, pasi kishin shqetësuar për moskthimin e tij në banesë natën e kaluar.Pranë vendngjarjes në lagjen 17/1 të qytetit është gjetur edhe automjeti i tij tip Golf me targë DR 94 95 D dhe mendohet se 40-vjeçari mund të jetë mbytur aksidentalisht.Ekspertët e policisë po vazhdojnë punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe deri tani nuk përjashtohet asnjë nga pistat e hetimit, përfunduan burimet e policisë së qarkut.