Durrës, gjendet trupi i pajetë i 19-vjecarit, viktima e parë e sezonit veror

Nga Dinejda
Shkruar ne 21 Maj 2012 ora 12:43pm

DURRËS- Gjendet trupi i pajetë i 19-vjecarit të mbytur dje në Gjirin e Lalzit, në Durrës. Burime të policisë së qytetit bregdetar bëjnë me dije se trupi i pajetë i Andi Sharrës, viktima e parë e sezonit veror, u gjet mëngjesin e sotëm, nga polumbarët pas kërkimeve intensive dhe qetësimit të detit.

19-vjeçari nga Tirana, Adi Sharra, i cili po pushonte në fundjavë me shokët e tij në Gjirin e Lalzit, nuk ka mundur të dalë gjallë nga deti për shkak të dallgëve të mëdha.

I riu kishte hyrë në det për t’u larë, por përpjekja e tij dhe e miqve e tij për ta shpëtuar ka rezultuar e kotë pasi trupi i tij është përpirë nga deti i trazuar.