Durrës, makina del nga rruga plagoset rëndë pasagjeri

Nga Dorjan
Shkruar ne 20 Mar 2012 ora 9:21pm

DURRËS- Një 30-vjecar nga qyteti i Lezhës ka mbetur i plagosur rëndë, pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Burime të policisë bëjnë me dije se Bledar Dunga 30- vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë pasi automjeti me të cilin udhëtonte si pasagjer ka dalë nga rruga në superstradën Tiranë-Durrës. 30 vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit dhe gjëndja e tij shëndetesore është e rëndë.

Aksidenti ndodhi sot rreth orës 19.30, pranë fshatit Maminas, kur autovetura tip Benz me targë TR 9972 P, që drejtohej nga 40-vjeçari Bashkim Sulika ka dalë nga rruga për motive ende të panjohura dhe është përplasur me një nga shtyllat elektrike pranë saj.

Policia bën me dije se ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.