Durrës, shkrumbohet një banesë nga zjarri.

Nga Dinejda
Shkruar ne 14 Mar 2012 ora 9:15am

Durrës – Një banesë në lagjen Nr 8 të qytetit të Durrësit u përfshi nga flakët e zjarrit orët e para të mëngjesit të sotëm. Flakët shpërthyen në katin e katërt të pallatit, duke shkaktuar panik tek banorët.Banorët e një kati më sipër u bllokuan nga tymi dhe e patën të vështirë të dilnin prej andej. Forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes, ku nisën menjëherë punën për shuarjen e flakëve.Fillimisht, të ndihmuara edhe nga forcat e rendit, u evakuuan banorët nga kati i katërt dhe i pestë i pallatit dhe më pas nisi puna për shuarjen e flakëve. Tashmë zjarri është shuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, përveç problemeve të vogla nga tymi.Shkak i zjarri dyshohet të jetë një bombol gazi, teksa banesa është djegur plotësisht. Forcat zjarrfikëse shkuan me vështirësi tek banesa e djegur për shkak të rrugicave tejet të ngushta dhe makinave të parkuara vend e pa vend.