Durrës, tetë në pranga për vjedhje.

Nga Dinejda
Shkruar ne 13 Mar 2012 ora 6:15pm

Durrës – Të paktën 8 persona u arrestuan nga policia e Durrësit gjatë 24 orëve të fundit, të akuzuar kryesisht për vjedhje të banesave në periferi të qytetit dhe në fshatrat përreth.Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se njëri prej të ndaluarve, 34-vjeçari Z. J. dyshohet të ketë vjedhur pajisje elektronike në një dyqan kompjuterash, ndërsa 21-vjeçari N. D. pasi ka vjedhur një sasi shtyllash betoni në vreshtin e fqinjit të tij në fshatin Kullë, e ka shitur pjesën metalike për skrap.Sipas të njëjtave burime, dy të rinj janë ndaluar për vjedhjen e një lokali në fshatin Jubë, ndërsa të ndaluarit e tjerë janë adoleshentë që kanë vjedhur kryesisht në banesën e fqinjëve të tyre në lagjen e Spitallës.