Durrës, vetëvaret studenti 22-vjecar, nuk dihen motivet.

Nga Dinejda
Shkruar ne 10 Maj 2012 ora 11:59am

DURRËS- Një student 22-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën ku jetonte me qera në periferi të Durrësit.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qytetit bregdetar, bëjnë të ditur se Abdulla Cenga, 22-vjeç, nga Elbasani, është gjetur i varur në ballkonin e apartamentit, ku jetonte me qera në plazhin e Durrësit.

Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë të riun drejt aktit ekstrem, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.