E kuqja është e lidhur me epsh, dashuri romantike dhe pjellori femërore

Nga Dorjan
Shkruar ne 24 Pri 2012 ora 7:26pm

Psikologët që studiuan 120 nxënës meshkuj të moshës 18-21 zbuluan se ata zgjedhin një grua të veshur me të kuqe pasi kishin synim më të madh seksual dhe kishin më shumë shanse të shkonin në shtrat me to.

Është thënë prej kohësh konsiderohet si ngjyra e dashurisë, por tani studiuesit kanë gjetur arsyen e vërtetë pse burrat preferonjnë zonjat në të kuqe.

E thënë thjesht, ata mendojnë se një grua e veshur me të kuqe ka më shumë gjasa për të fjetur me ta në një takim të parë.

Psikologët që studiuan 120 nxënës meshkuj të moshës 18-21 zbuluan se ata zgjedhin një grua të veshur me të kue pasi kishin synim më të madh seksual dhe kishin më shumë shance të shkonin në shtrat me to.

Vullnetarët u pyetën të gjykonin qëllimin seksual të një gruaje të bazuar vetëm në ngjyrën e kuqe të veshjes e cila rezultoi me një ndikim të fuqishëm seksual.

Gjithashtu studimi tregoi se burrat e shohin të kuqen si një ftesë për seks.

Studimet kanë treguar se e kuqja është e lidhur me epsh dhe dashuri romantike, si dhe të pjellori femërore.
Psikologu Dr Glenn Wilson, profesor vizitor i psikologjisë në Gresham College në Londër, tha se hulumtimi tregon edhe burrat e veshur me të kuqe janë më tërheqëse për femrat, sepse ata shihen me një status të lartë.
Por gratë në të kuqe janë më tërheqëse për burrat për shkak të pasionit të tyre. Këto efekte veprojnë pa vetëdije dhe me siguri rrjedhin nga fakti se ngjyra e kuqe është një ngjyrë e rëndësishme në natyrë, duke sinjalizuar rrezikun dhe duke shkaktuar eksitim.