E ZË KAMIONI POSHTË, VDES PUNËTORI

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Mar 2012 ora 3:17pm

 

Një punëtor inertesh ka humbur jetën mesditën e sotme në Cërrik.

Sipas burimeve, punëtori Pëllumb Kamani, 50 vjeç, ka qenë duke punuar pranë një kamioni të parkuar, kur ky i fundit ka lëvizur duke e zënë poshtë.

Dëshmitarët e vendngjarje kanë thënë se kamioni ishte parkuar në një të tatëpjetë dhe ka lëvizur poshtë, duke mos i dhënë kohë punëtorit t’i shpëtonte aksidentit fatal.