EKSKLUZIVE :Erjeta Kici : “Për familjen do të rinunçoja gjithçkà, edhe karrierën ” !

Nga Dorjan
Shkruar ne 18 Pri 2012 ora 8:34pm

Interviste me shkrimtaren e re dhe të talentuar Erjeta Kici : Marrja e kësaj interviste ishte pak a shumë e rastësishme . Teknologjia , ose kibernetika na mundëson lidhjen dhe afrimin vizual me njerëz dhe personalitete . Në këtë mënyrë u lidha edhe me shkrimtaren e talentuar ,Erjeta Kici , e cila banon në Itali .

 

 

Nga gjithë bisede , lexuesi do të kuptojë se ka përpara një vajzë “çapkëne” shumë tëzhdërvjelltë , dhe me mjaft besim tek vetja . Gadishmëria e saj për tu njohur nga publiku , e rrit akoma më shumë karakterin e saj të hapur dhe popullor.. Duke i uruar asaj një jetë të lumtur , fat dhe suksese në krijimtarinë e saj , po ju paraqesim intervistën që Erjeta Kici , dha për Gazeta C .

 

 

-          Pyetje:Cila është Erjeta Kici , nga ana njerëzore , sociale , shpirtërore .. ?

 

-          Përgjigje: Kam thënë dikur një shprehje : Jam shoqja më e mirë e shoqeve të mia. E vleresoj shoqërinë dhe me sa kam mundësi i ndihmoj. Nuk jam e fejuar ,për herë të parë i përgjigjem kësaj pyetje edhe perse në të shumtën e rasteve kam thënë : “Jeta private është private, ndryshe nuk do të quhej e tillë.” Kam shumë respekt për familjen dhe për familjen do të rinunçoja gjithçkà, edhe karrierën!


-Pyetja :Erjeta Kici , ka shkruar disa romane , por më bën pështypje , një epitet i i lezetshëm që ju është vënë në romanin e parë   “Romancierja e parë kavajse” . Si titullohet romani juaj i parë dhe pse pikërisht epiteti ?

 

-          Përgjigje: Romani “ Për një fjalë më shumë” i shtëpise botuese Guttengerg u botua në  2005. Romani bëri nje bujë të madhe,nuk i kaloi kufinjtë e Kavajës , nuk mbeti asnjë kopje në shitje ,pasi ishte histori e vërtetë. Historia e shoqes time te ngushtë , Chiara , e cila humbi jetën në moshë shumë të re, në një aksident autobobilistik. Romanin e pata shkruar si për ta lexuar unë vetë.Ishte më shumë si një ditar.Në promovimin e tij në biblotekën e shkollës Rilindja, ( Romani u promovua kur shitjet kishin mbaruar 6 muaj më pas) propozohet për film.Unë sinqerisht nuk e dija që isha e para romanciere e vendlindjes time. Janë të shumtë emrat që mund të përmend që i kanë dhënë Kavajës shumë libra e kulturë,por zhaneri im i gjatë , megjithese unë jam ende në hapat e para të krijmtarisë time , u prit me shumë duartrokitje dhe vetëm atëherë unë dëgjova shprehjen: “ Të lumtë Erjeta ! E kë bërë si ..burrat !” Nga personazhi kryesor i ketij romanit , kane marë emrin dhe disa vajza që sot ndihem e lumtur sa herë degjoj emrin në shqiptim.

-          Pyetje- Sa kam parë mbiemrin tuaj , Kici , menjëherë mendja më shkoi tek  Kristaq Kicin..Çfar ju lidh me Kristaq Kicin ? Lexuesi do të ishte i interesuar të dinte më shumë nga Erjeta Kici ,për Kristaq Kicin !

–   Përgjigje : Kristaq Kici është xhaxhai im. Fakti është se unë xhaxhain tim nuk e kam njohur kurrë , megjithese Romanin “ NJË JETË NË KËRKIM” e kam hapur me keto fjalë : “Isha e njohur si mbesa e tij  nga të gjithë e nga asnjë !” Kristaqi larghet për detyrë shteterore rreth viteve 60 nga Shqiperia dhe që nga ajo ditë , nuk dihet më asgjë për të.Më kujtohet një epizod në 1993 ,kur studjoja në Politeknikumin e Tiranës ( Shkolla që mbaroi edhe Kristaqi), nga një ish mësues i shkollës , i cili kishte ardhur enkas për të më takuar me nipin e tij që ishim në klasa paralel , më priti në orën e pushimit jashtë dhe më thotë : “Je vajza e Kristaqit ?” Unë më kujtohet që i buzeqesha dhe i pergjigjem : “ Jo.Jam mbesa e tij!” Kristaqi ishte fjalëpakët.Zor se të bente për shok. Shumë i rezervuar . Rreth viteve 60 , në kohën që ai largohet , fliste 8 gjuhë të huaja(duke përfshirë këtu edhe gjuhën mëmë dhe 2 dialekte të krijuara nga ai me alfabet personal te zbuluara kohë mbas largimit të tij.) Mendoj se unë e kam për detyrë ti dedikoj një libër memorjeve të mia dhe nga ç’kam dëgjuar , kush ishte Kristaq Kici?! Romani është i përfunduar , ende nuk është në shitje,por besoj se këtë verë do të hidhet në treg!

 

-          Pyetje : -Erjeta , ka edhe një epitet tjetër artistik : “Romancierja e romaneve të Verdha ” Pse ? Ju pëlqen të shkruani romane të ashtuquajtura “të verdha”??

 

 

 

 

 

 

 

 

 

( Siç e thekson edhe vetë Erjeta , është patriote , dhe këtë nuk ngurron ta tregojë dhe shprehë gjithmonë dhe kudo )

 

 

-          Përgjigje : “ Zemra e fal të ligun , por i ligu nuk e fal zemrën” –thotë një shprehje e imja. Mendoj se jeta e njeriut është mister. Vetë njeriu lind pa një të vertetë. Lind pa ditur gjë e vdes pa i mesuar të gjitha .Në romanet e mia spikasin fort ndjenja të forta patriotizmi ,dashuria dhe respekti për familjen dhe ajo që quhet dhunë , dhimbja e saj e fortë të bëjë të mendoje sa vlerë ka jeta dhe sa larg dhunës duhet te qëndrojmë.

-          Pyetje- “La Mangolia ( Von Isar zu Stamberg ) është Roman në gjuhën italiane , të cilin po e punoni tashti . A mund të jepni një shije për lexuesin rreth asaj që pritet të lexojë ?

 

-          Pergjigje  : Romani La Magnolia është histori e një gruaje të lartë , që tregon jetën e saj në moshë të thyer , dhimbjet e saja, rreth mureve të kështjellës që banon.Një grua rebele , por shumë e dashur , e vuajtur e keqkuptuar e keqtrajtuar nga familjarët e saj. Një grua shumë fisnike që do të bëjë ç’mos deri në ditët e fundit të jetës për të gjetur nipin e humbur prej vitesh mes shumë misteresh dhe zërash që ajo interpreton nga ëndërrat që shikon. Një grua që e përballon jetën si burrë në tërë vetminë që e rrethon e vetëm një lule , lule Manjola , kjo pemë kaq e dashur që pret heshtjet e saj , do të rikthejë paqen në shpirtin e trazuar . Për të shkruar këtë roman kam studjuar 1 vit e gjysëm në biblotekë. Kam studjuar historine e  Vienës , Bavieras ( Isar dhe Stamberg janë lumenjte e Bavieras) dhe Piacenza-s , vendi ku ambientohet romani dhe për ta përfunduar , më duhet te vizitoj Baden Baden – Gjermani.Vendi që do të mbyllë romanin LA MAGNOLIA ( VON ISAR – ZU STAMBERG )

-          Pyetje :Romani “zemra e fundit u prit me mjaft interes nga lexuesit , a mund të përshkruani se si iu erdhi në mendje qoftë fabula qoftë titulli interesant që keni vënë ?

-    Përgjigje: Edhe Zemra e Fundit ishte një surprize në shkrim për mua. Kam filluar të shkruaj që në moshën 11 vjeçare dhe kam shumë shkrime të miat që i shkruaj dhe I le per me vone , për ti parë e për ti rishikuar. Romani Zemra e fundit ishte i tillë. Si fillim ishte nje histori e bukur dashurie. Një histori qe lind ne moshen e rinise , ne 1993 nga dy të rinj ne qytetin e Tiranes. Por me vone , kur erdha ne Itali dhe lexova nje mbremje me kujdes , vendosa ta modifikoja. Vendosa të krijoja një tjetër histori duke i lidhur historitë bashkë. Kërkova në librari , internet , nëpër veprat e Homerit gjithçkà per Greqine e Lashte dhe vendosa te bej romanin “Zemra e Fundit “  ta trasformoj ne një vepër epike , subjekti i saj eshte i konceptuar shumëlinjshëm dhe tepër i larmishëm, përsa u përket mardhënieve të karaktereve, raporteve që ekzistojnë midis episodeve të tipit të konfliktit , mbizotërimit të veprimit të brendshëm apo të jashtëm e skemës së brendshme.Në roman koha , hapësira , ritmet , paraqiten si kombinime paqësore e jopaqësore që kushtetzojnë kontradiktat e botës së njeriut . Kjo bën që veprimi herë të zhvillohet shtruar pa shpërthime e kalime të menjëherëshme . Raportet e ndryshme kohore që krijoj burojnë natyrshëm nga thelbi i personazhit kryesor Antonios dhe i ngjarjeve të krijuara , faktorë të përhershëm , që me pozicionet e veta . luajnë rol në strukturën e veprës. Ritmi i veprimeve , përcaktueshmëria në kohën e ngjarjeve dhe aksioneve , vjen në roman në raporte shtrirjeje nga më të ndryshmet , sipas pozicionit që mar në rrëfimin artistik . Në këtë roman ngjarjen i rrëfen personazhi kryesor Antonio postomortum pas 30 vitesh. Ky roman nis bukur dhe njëkohësisht me një material misteri te mbështjellë , që te bën ta klasifikosh ne librat e verdhë.
” Nuk janë petale luleshato që po bien mbi trotuar tani,por gjethe pemësh.
Nuk është era ajo që po vërshëllen në veshët e mi tani , por klithma e një shpirti.
Nuk është pishinë e pastër me ujë kristal ajo që po duket në horizont,por një gropë e madhe e hapur pa përmasa , me gjol e dhe të zi mbuluar nga të dyja anët.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Kopertina e romanit ” Zemra e fundit ” e Erjeta Kicit )..

 

Nuk është rrugë si të gjithë rrugët e tjera ajo qe të shpie këtu,por dredha gjarpëri.
Asfaltet , nuk kanë njohur kurrë aromën e luleve.
Zogjtë nuk ulen të kendojnë në keto plepa , nuk i dëgjon njeri.
Mbrëmja vjen e para këtu e nuk di të pushojë.
Ja pra, pse ky vënd është i veçantë nga të gjithë vëndet perreth.
Nata këtu nuk është pak e egër , është një monster.
Brënda këtij pylli , nuk fshihen veç kafshë të egra, por dhe sekrete që askush nuk i di.
Brënda kesaj hapesire fshihen aq shumë eshtra,saqë as gjahtarët s’i imagjinojnë se ekzistojnë.
As ujërat e pista e reshjet e forta,nuk mund të hapin ato plage.As kur debora bie shul e mbush çizmet me ujë,nuk mund të flasë me gjuhën e lotit.
Ato të vërteta që fshihen këtu , të kallin tmerrin.
Eshte nga kjo kodër ku ndalem shpesh e shikoj qytetin ku u linda e u rrita në pellembë të dores,Torinon,plot drita e gjallëri.Kur mbrëmja vjen ngadaltë,si tani,unë ulem në nje cep të kodres , siç bëja kurisha fëmijë e numëroj dritat qe ndizen ngadalë-ngadalë,një nga një,çast pas çasti nga një cep i qytetit në tjetrin , si yjet ne qiell.
Ja ! Një shenjë e fortë fati po më thërret në çast. Ngjis rrugën e pjerret te kodrës e reshjet e lehta më shpien te shikoj aktin e një njeriut që dridhet nga ai gjak.
Ja! Aty brenda atij pylli u shtua nje tjeter kufome. Ai po varros dike në atë gropë të madhe , të hapur pa përmasa e sot , sot nuk jam unë ai që po kryen një xhest të tillë , por dikush qe unë e rrita e bëra burrë,nje djalë me zemër të paster e të sinqertë.Atij që unë i dhashë gjithçkà kisha e i urova lumturinë e ai…………
Ai ishte im bir , Akili ! ”
Ky roman është i ambjentuar në Torino ( Italy ) dhe në Tiranë.

-Pyetje : Por pamvarsishtë se deri tani folëm për romane , ju Erjeta nuk e keni lënë vetëm me prozë , pasionin tuaj romantik , por keni shkruar edhe poezi .. Ka parasysh këtu librin tuaj : ” Unë kam lindur poezi”.. Mund të na thoni diçka më tepër për këtë libër ..?

-Pergjigje: Kjo ide lindi nga postimet e mia në face book,pasi vendosa pikërisht vargjet : “ Une kam lindur poezi.Jam varg i jetës.Udhëtoj mes gërmave. Drejt ëndërrës dhe të vërtetes.” Këto vargje u pritën shumë mirë në faqen fan dhe më benë të mendoja për një përmbledhje të këtyre shkrimeve. Jam rritur me kohën që nuk kishim internet , e kush kishte televizion në shtëpi , ishte fatlum. Nuk flas për veten time , sepse në shtëpinë time nuk ka mungar kurrë asgjë , flas në përgjithësi.Kur shkruaja diçkà , i jepja komshinjve të lexonin , shoqeve , te afërmve . Ishte jeta jonë , rutinë e përditshme. Kur studjoja ne Politeknikumin e Tiranës ( Sot insituti prestigjoz HARRY FULLS ), ishim pa xhama. Perdet i qepnim që të mos ndjenim te ftohtit. Jetonim me rezistence në dhomë. Nuk kishim televizion e as drita të përhereshme. Këngët , poezitë ngrohnin ditët e dimrit e kështu që unë shkruaja dhe të tjeret lexonin dhe anasjelltas. Ndaj u krijua ky libër , për të kujtuar që unë fillimin e kam me poezi , megjithse I përkas zhanerit të gjatë.

 

-          Pyetje : Për të mos u larguar nga krijmtaria juaj , me vjen në mendje një shprehje që ju ë keni dedikuar balerinit te talentuar , Mjeshtrit te madh Kledi Kadiut ! “ Mos merr kurre shembullin e një majmuni , për të arritur madheshtinë e një luani !”        Përse Kledin ?

 

-          Përgjigje : Unë e adhuroj Kledin. Për mua Kledi është talent i pazëvendesueshëm dhe gjithmonë kam thënë : “Lum njerezit që janë të rrethuar nga ai!” Jam rritur duke e parë në televizion e kam ëndërruar një foto me të .Ka njerëz që e kuptojnë e njerez që nuk do më kuptojnë kurrë,sepse nuk e kanë jetuar fjalën vetmi e vetë fjalën e të qënit fan ! Në vitin 1999 Kledi ishte pjesë e ditëve të mia. Pa e ditur , ai plotësonte atë boshllek që unë kisha lënë në vendlindje e që nuk arrija ta zëvendësoja në tokë të huaj. Ndihem e nderuar dhe e respektuar sa herë përmendet emri i tij , megjithëse jemi të dy personazhe publike dhe një foto mund të krijojë shumë zhurmë. Nëse dikush ka idhull Brad Pitt , Gibson , Grant e shumë të tjerë , unë kam Kledin. Eshtë djalë me shumë vlera , ka punuar shumë për të qenë aty ku është dhe  mendoj se më shumë se ç’do njeri tjetër , në ne rradhë të parë duhet të jemi krenarë per bashkëatdhetarët tanë që si ne jetojnë në tokë të huaj e kanë arritur me mund e me djersë rezultate te larta ! Gjithmonë kam qenë fan e tij e do të vazhdoj të jem.

 

-          Pyetje: Kam folur me shumë njerës që u ka rënë rasti të lexojnë diçka nga Erjeta Kici , dhe të gjithë ndihen mirë mbas një krijimtarie të tillë . A ndiheni jo thjeshtë krenare , por pak e përkëdhelur nga lexuesi ?


-          Përgjigje : Ne 2005 kam marrë një letër nga Shkodra që nuk e prisja. Ishin dy të moshuar që i ndihmova në aeroportin e Milanos për të gjetur rrugën drejt avionit.Gjatë udhetimit me avion ,i tregova që shkruaja.Kisha vetëm një libër me vete e nuk mund t’ua dhuroja ,sepse me duhej për përkthim , por ata vetë ishin interesuar dhe kishin gjetur romanin tim të parë e mbas një muaji,kishin arritur ta blinin. Kjo letër ruhet edhe sot nga unë . Mban emrin e familjes Dallendyshe dhe më shumë e shumë e shumë letra të tjera që kam marrë me përgezime në tërë keto vite krijmtari ,  fjalet e tyre më kanë lënë shumë mbresa. Për to nuk isha Erjeta romancierja , por vajza që I ndihmoi në aeroport dhe shkruanin : Bijes tonë!Unë kështu dua të jem për të gjithë . Në thjeshtësinë e fjalëve ,unë kuptoj vlerën e mendimit.Jam shumë e lumtur që jam e rrethuar në tërë këto vite nga njerëzve qe e kuptojnë rëndesinë e shkrimit.

 

-          Pyetje : Duke ju uruar suksese , desha t’jua lija juve Erjeta fjalën e dundit të kësaj interviste .

-          Përgjigje : Ju falenderoj nga zemra për këtë intervistë. Sinqerisht ndihem e lumtur që po komunikoj me GazetaC,gazetën tuaj. Gëzoni respektin tim. Urime të mëtejshme për vazhdushmerine e kësaj gazete të mrekullueshme.!!