Eksperti: Miliarderët duhen lejuar të blejnë planete

Nga Dorjan
Shkruar ne 06 Pri 2012 ora 1:54pm

Një ekspert i politikave hapësinore në SHBA tha se kompanitë private duhen lejuar që të blejnë tokë në Hënë ose në të tjera planete për turizëm, gërmime minerare ose edhe për të shitur prona.

Rand Simberg tha se nëse qeveritë nisin të ofrojnë një mundësi të tillë, edhe miliarderët do jenë më të prirur për të investuar për hapësirën.

Ai propozon ndryshimin e një traktati të vitit 1967 që parashikon se asnjë individ apo qeveri nuk mund të ketë sovranitet në hapësirë.

Por një lëvizje e tillë do ishte një ndryshim shumë i madh mbi mënyrën se si e sheh njerëzimi hapësirën dhe mund të hapë një erë të re kolonializmi.