Ekstradohet i kërkuari për marrëdhënie seksuale me të mitur

Nga Dinejda
Shkruar ne 17 Mar 2012 ora 1:00pm

 

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se ditën e djeshme është ekstraduar nga Italia, shtetasi Engjëll Balla, i kërkuar për marrëdhënies seksuale apo homoseksuale me persona të mitur.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 856, datë 25.10.2010, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Engjëll Balla(24-vjeç), për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënies seksuale apo homoseksuale me persona të mitur”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal dhe veprës penale të “Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”,parashikuar nga neni 298/1 i Kodit Penal.Shtetasi Engjëll BALLA është ndaluar nga punonjësit e policisë kroate më datë 03.09.2010, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga  Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, i shoqëruar edhe nga një shtetase e moshës 14 vjeç. Pas hetimeve të kryera nga Policia kroate në bashkëpunim me Policinë e Shtetit tonë, është konkluduar se shtetasja e mësipërme ishte viktimë e trafikut për qëllim prostitucioni me destinacion Belgjikën.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur më datë 17.01.2012, në “Aosta-Itali”, arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.