Ekstradohet nga Greqia 26 vjeçari i kërkuar për vjedhje

Nga Dinejda
Shkruar ne 16 Maj 2012 ora 11:25am

TIRANË- Një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim, u ekstradua të martën nga Greqia, sipas Policisë së Shtetit.

Nga Interpol Tirana u realizua ekstradimi nga Athina, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Zamir Malaj, 26 vjeç, lindur në Fier.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin Nr. 238(663), datë 07.12.2010, e ka dënuar me 5 vjet burg shtetasin Zamir Malaj, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”.

Ky shtetas është shpallur fajtor, pasi në bashkëpunim me dy të tjerë, ka vjedhur dy makina tip Mercedes Benz.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 26 vjeçari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.