Ekziston video-seksi e Whitney, ish-i dashuri mund ta shese

Nga Dorjan
Shkruar ne 21 Mar 2012 ora 10:53pm

Ish-partneri i saj, Ray-J ka filmuar këngëtaren në momente intime

Mendohet se ekziston një video-seksi me protagoniste Whitney Houston. E ai që e ka në zotërim është Ray-J, po i njëjti person që bëri shumë bujë edhe për një video me Kim Kardashian. Thuhet se këngëtarja e ndjerë ka filmuar disa video seksi, pikërisht me të dashurin e saj më të ri në moshë dhe me të cilin pati lidhje deri para vdekjes. Duket se tani, familja e Houston ka rënë në kontakt me 31-vjeçarin, duke iu lutur atij të mos e publikojë materialin “e ndyrë”.

Një burim ka treguar për revistën “Star” se familja Houston ka “kontaktuar me Ray, duke i thënë se nuk kanë dëshirë që të shohin të dalë asnjë foto, apo video të anës së errët private të këngëtares. Madje ata i kanë shpjeguar atij se tani është koha për ta nderuar Whitneyn dhe jo për ta përbaltur atë”.Mesa duket, këngëtari i R&B, nga ana e tij është në konflikt me veten, në lidhje me atë se ç’duhet të bëjë me gjithçka që ka në zotërim dhe që lidhet me Whitney. Madje thuhet se është shumë i prirur për ndonjë shitje të mundshme të videos-seksi, përderisa është në dijeni se zotëron diçka që mund të vlejë sa një “minierë ari”.