Elbasan, 63 familje përfitojnë kredi të lehtësuar

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Maj 2012 ora 6:11pm

ELBASAN- 63 familje në Qarkun e Elbasanit përfitojnë kredi të lehtësuar për banesa me kosto të ulët. Vendimi është marrë gjatë mbledhjese së Këshillit të Qarkut të Elbasanit, ku u miratua lista pjesore e familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuar e hartuar nga ana e Komisionit të Strehimit.

Ndër to rezulton se kanë përfituar edhe tetë familje, me kryefamiljar një person me aftësi të kufizuar. Ndërkaq gjatë mbledhjes së Këshillit u diskutua edhe për protestën disa ditore të tregtarëve rom. Në lidhje me këtë cështje, kreu i Bashkisë Qazim Sejdini u shpreh se transferimi i tij është i nevojshëm, duke saktësuar se gjithçka është tranparente dhe askush nuk mund të manipulojë me këtë grup tregtarësh të vetëpunësuar. 

Ndërkohë, kreu i policisë bashkiake Dritan Ekmeçiu, bëri të ditur se policia bashkiake konform ligjit do të ndjekë ecurinë procesit te transferimi te tregut dhe nuk do të lejojë që të zaptohen rrugët dhe trotuaret nga tregtarët.