Elbasan, arrestohet autori i vrasjes së një 20-vjeçari

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Mar 2012 ora 11:30am

Elbasan – Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së një 20-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 18 të këtij muaji në fshatin Bujqëz.Në pranga përfundoi shtetasi Azmir Lleshanaku, 23 -vjeç, banues në fshatin Bujqës Komuna Shirgjan Elbasan. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sot në mëngjes.“Ngjarja ka ndodhur pas një grindje të çastit, të ndodhur midis viktimës Donald Lamcja me autorin e kësaj ngjarje shtetasin Azmir (Riza – Spartak) Lleshanaku. Të dyja palët, janë konfliktuar jashtë ambienteve të një lokali në fshatin Bujqëz-Elbasan”, thekson policia lokale.Pas këtij konfliktit autori është larguar për një moment duke kërcënuar viktimën dhe është kthyer përsëri në vendin ky ndodhej viktima me qëllim për ta qëlluar atë.Pasi kanë debatuar përsëri, autori, ka qëlluar mbi viktimën me një armë zjarri tip automatike, ku 20-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se vrasja është kryer pas një konflikti te çastit.   Ndaj autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit Azmir (Riza – Spartak) Lleshanaku , rëndon akuza e ‘Vrasjes me dashje”.