Elbasan, arrestohet një shtetas për kontrabandë.

Nga Dinejda
Shkruar ne 04 Pri 2012 ora 10:33am

Elbasan – Një 45-vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet për kontrabandë mallrash.Në kushtet e flagrancës u arrestua shtetasi Izet Plaku, 45-vjeç, banues në fshatin Pajovë të Peqinit. Ky shtetas u arrestua pasi në magazinën e supërmarketit të tij, në fshatin Pajovë, iu gjeten disa mallra për të cilat dyshohet se janë futur kontrabandë, të cilat nuk kishin asnjë faturë të origjinës se mallit dhe ishin me mbishkrime të huaja. Policia sekuestroi 15 koli me shishe qelqi 1 litroshe të mbushura me vaj ulliri, të cilat dyshohen se janë futur kontrabante nga shteti italian, 20 koli me shishe qelqi 0.7 litroshe të mbushura me pije alkoolike konjak, pa pullë fiskale, të cilat dyshohen se janë futur kontrabande nga Mali i Zi si dhe 5 steka cigare malborë e bardhe, me mbishkrime të huaja e pa pullë fiskale.