Elbasan, humb jetën punëtori, ra nga shtylla e linjës telefonike

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Pri 2012 ora 2:19pm

ELBASAN - Një punëtor i centralit telefonik në stacionin e ish-Metalurgjikut të Elbasanit ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ka rënë nga një shtyllë e linjës telefonike.

Burime zyrtare të policisë së Elbasanit bëjnë të ditur se 58-vjeçari Sali Harremi, ra aksidentalisht ndërsa po punonte për riparimin e linjës telefonike.

Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e hemorragjisë së shkaktuar nga përplasja me një masiv të ngurtë.