Elbasan, mbytet në rezervuar një 20-vjeçare

Nga Dinejda
Shkruar ne 06 Qer 2012 ora 5:17pm

ELBASAN – Një 20-vjeçare ka humbur jetën, pasi u mbyt në ujërat e rezervuarit Gyrale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Belsh të Elbasanit, kur Refie Kotollaku është futur në rezervuar dhe nuk ka mundur të dalë më.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se forcat RENEA dhe polumbarët po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë të vajzës.

Ndërkohë mesditën e sotme një kufomë e seksit mashkull, rreth 40 vjeç, është gjetur në qytetin bregdetar të Durrësit. Kufoma e dekompozuar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është gjetur në bregdetin e Bisht Pallës nga punonjës privat të pastrimit të cilët kanë lajmëruar policinë. 

Nga hetimet e para dyshohet së kufoma është sjellë nga deti, por priten përfundimet e ekspertizës për të verifikuar shkaqet e vdekjes. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.