Elbasan, shkatërrohet rrjeti i drogës, 6 në pranga 4 në kërkim

Nga Dorjan
Shkruar ne 20 Mar 2012 ora 3:38pm

ELBASAN – Policia e Elbasanit arrestoi 6 persona dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë, të akuzuar për “prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë së Elbasanit, Emri Vata bëri të ditura detajet e operacionit të koduar “TABAKANE-2”.

“Pas një hetimi disa mujor, në një operacion të ditës së sotme, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit, u finalizua operacioni i koduar “TABAKANE-2”, ku u ndaluan 6 persona, ndërsa u shpallën në kërkim 4 të tjerë, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Në pranga janë vënë Kostandin Piku, i njohur me noftën “Koçi”, 55 vjeç, Arben Hysa (Haxhihysenaj), i njohur me noftën “Ben binjaku”, 42 vjeç, Altin Çaka, i njohur me nofkën “Bobili”, 29 vjeë, Emiljano Ramazani, i njohur me nofkën “Rramani”, 32 vjeç, Petrit Bekteshi, 32 vjeç dhe Ilir Rrapi, i njohur me nofken “Lili Shajes”, 37 vjeç, banues në Elbasan.” -bëri të ditur Vata.
Sipas drejtorit të policisë së Elbasanit, një pjesë e të arrestuarve janë persona me precedentë penalë, të cilët kanë qenë të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.