Elda Nushi, Bukuroshja e Belgjikes qe po thyen kufijte

Nga Dinejda
Shkruar ne 08 Qer 2012 ora 7:57pm

Ka marre oferta te beje foto per revisten “GALA” ne France dhe pret qe sukseset do te vijne edhe me shume ne te ardhmen. Midis shume ofertave tjera ishte edhe TF1, Secret Story, etj., por Elda Nushi, tashme ka nenshkruar nje kontrate dy vjecare me “Queen Models Agency”.

Elda Nushi, eshte shpallur modelja me e mire ne Belgjike per vitin 2011. Prej 14 vjetesh jeton atje se bashku me familjen. Emri i saj u shfaq vitin e kaluar duke u lakuar ne mediumin e vendit ku jeton, si shqiptarja qe sfidoi belget ne konkursin e modelimit. Elda vjen nga qyteti i Gjakoves, eshte 17 vjece dhe jeton ne Belgjike.

Elda Nushi krijoi fame te jashtezakonshme edhe me performancen e saj ne videoklipin “Pse T’Fola” te reperit Lyrical Son, ndersa tani sukseset e saj pos qe nuk njohin barriera, nuk po kane as kufinj.

Ne biseduam me te per te na njoftuar me shume per jeten qe ben ne Belgjike, duke qene vajza me trupin me te bukur, pasionin per moden…

Elda, je shpallur modelja me e mire ne Belgjike ne vitin 2011. Pse keni vendosur te zgjidhni kete rruge?
Modelizmi ka qene gjithmone deshire e imja femijerore. Degjova per nje konkurs te tille sic eshte “Top Model Belgium” dhe vendosa te merrja pjese.

E ke menduar se do te zgjidheshe me e mira?
Te jem e sinqerte, jo, por, normal se u futa ne kete gare per te fituar dhe ja qe me zgjodhen me te miren.

Si te kane pritur ne ate spektakel organizatoret, kur e dinin se ti je shqiptare?
Isha si ne shtepine time. Pritja ka qene fenomenale. Per vet faktin qe mes qindra femrave une u zgjodha fituese, do te thote qe ne kete konkurs eshte cilesuar bukuria dhe jo prejardhja etnike. Per kete e falenderoj shume jurine dhe padyshim organizatoret, qe nuk kane shikuar se nga jam, por kriter kane pasur bukurine, duke me perzgjedhur mua per te me dhene cmimin e me te bukures, pavaresisht konkurrences se forte.

Cili ka qene komplimenti me i vecante qe ke marre?
Per mua komplimenti me i mire qe kam marre deri me tani ka qene “Bukuria e brendshme po te reflekton edhe jashte”.

Je “Top Model Belgium 2011”. Te jane hapur rruget e suksesit?
Sigurisht qe po. Tash me duhet te punoj edhe me shume dhe te percjell ne vazhdimesi trendet e kesaj fushe.

Sigurisht se kane treguar interes tash edhe shtepi te ndryshme te modes ne Belgjike?
Midis shume ofertave ishte edhe TF1, Secret Story, etj, por une tashme kam nenshkruar nje kontrate dy vjecare me “Queen Models Agency”.

Mediume te ndryshme belge kane shkruar per ty. Cili artikull te ka pelqyer me shume?
Nuk do te vecoja asnjeren, pasi qe te gjitha me kane pelqyer. Deri me tani mediumet kane folur per gjithcka qe Elda eshte ne te vertete, pa deformime dhe thashetheme. Kjo vertete qe i pelqen cdokujt.

Ke marre ndonje oferte qe te pozosh per faqen e ndonje reviste me emer, qofte ne Belgjike apo ne ndonje shtet tjeter?
Po, kam marre oferta te bej foto per revisten “GALA” ne France dhe pres qe sukseset do te vijne edhe me shume ne te ardhmen. Nuk do te ngutem, ngadale e sigurt.

Cka do t’i rekomandoje vajzave te bukura qe nuk kane marre guximin te konkurrojne ne spektakle te bukurise?
Une mendoj qe modelizmi i perket pasionit. Ka shume vajza te bukura qe nuk bejne nje hap te tille, megjithate nje sugjerim nga ana ime nuk do te mungonte per kedo qe ka prirje per nje fushe te tille, te mos ngurroje, te provoje, sepse nuk besoj se do te zhgenjehet, nese ka besim ne vete dhe perkrahje nga familja e saj.

Pervec modelizmit, ju vazhdoni shkollimin e mesem…
Une jam ende nxenese ne vitin e fundit te shkolles se mesme, keshtu qe modelizimi mbetet hapi im i dyte me i rendesishem ne jete.

I ke vene qellim vetes per te marre pjese edhe ne ndonje spektakel qe organizohet ne Shqiperi apo Kosove?
Jo, nuk kam ndonje ide te tille, preferoj te qendroj ne kategorine e fotomodelizmit.

Elda, ne Belgjike ke shkuar kur ke qene tri vjece. E viziton shpesh Gjakoven?
Sapo te me jepet rasti, vendi i pare qe preferoj te bej pushime eshte vendlindja ime. Me deshire do e vizitoja edhe me shpesh, por te jesh mergimtare nuk eshte gje e lehte, pasi qe duhet t’i adaptohesh vendit ku jeton. Sidoqofte, ne zemer dhe shpirt e kam Gjakoven dhe gjithe Kosoven.

Cka te pelqen me se shumti kur viziton Gjakoven?
Jeta rinore eshte nder te parat, pastaj vjen gjithcka. Per vendin tim nuk mund te bej krahasime apo dallime, gjithcka qe ka qyteti i Gjakoves per mua eshte madheshtore.

Eshte Elda e dashuruar?
Hahahahahah, kjo eshte pyetja qe me duhet ta perseris cdo here. Jo, nuk jam e dashuruar dhe akoma besoj qe kam kohe. Do te vije edhe ajo dite.

Cfare marredhenie ke me ushqimin dhe cfare ben tjeter per te mbajtur trupin ne forme?
Une ende gezoj te mirat dhe bukurite qe me ka dhuruar natyra, pa pasur nevoje te bej kujdes te vecante ndaj ushqimit apo aktiviteteve te tjera qe, per mendimin tim, jane te tepruara.

Elda, cilat foto te pelqejne me se shumti qe t’i realizosh?
Do te vecoja fotot per make up.

Koha e lire?
Familja, shoqeria, interneti, shetitjet….

Cili do te jete angazhimi juaj i radhes?
Si primare, do themi qe shkolla eshte angazhimi im me i madh, dhe per anen e modelingut gjithcka do ia le kohes.