Elda Nushi esht modelja me e mire ne Belgjike.

Nga Dinejda
Shkruar ne 11 Mar 2012 ora 9:15am

Elda Nushi është shpallur modelja më e mirë në Belgjikë për vitin 2011. Është shqiptare, prej 14 vitesh jeton atje së bashku më familjen. Emri i saj u shfaq vitin e kaluar duke u lakuar në median e vendit ku jeton si shqiptare që sfidoj belget në konkursin e modelingut. Ne kemi biseduar me të për të na treguar më shumë për jetën atje, për të qenit vajza me trupin më të bukur në një vend të huaj dhe pasionin për modën.
Elda, na trego pak për veten?
Quhem Elda, vij nga qyteti i Gjakovës, jam 17 vjeç, dhe jetoi e studioj prej 14 vitesh në Belgjike. Modelingu për mua ishte një dëshirë që kisha qysh në fëmijëri.
Pse keni vendosur të zgjidhni këtë rrugë, cila ka qenë shtysa a parë?
Ishte një dëshirë e imja, por do të doja ta cekja një herët dhe të falënderoja familjen dhe shoqërinë që qëndruan përkrah meje deri me tani.
Jeni e kënaqur me këto hapa të parë?
Sigurisht qe po, e kënaqur sepse arrita ëndrrën time me pasiononte.
Na tregoni pak për çmimin që keni marrë si modelja më e mirë, si morët pjesë në atë konkurs?
Dëgjova në mendja që ishte hapur konkursi “Top Model Belgium 2011”, pasi që plotësova të gjitha kriteret që nevojshme u pranova në këtë konkurs. Kështu, hap pas hapi arrita deri në finalen e art, që me kurorëzoj me çmimin e parë. Një fillim i mbarë për një sukses të mëtejshëm.
I keni marrë ofertat e parë për punë?
Po sigurisht. Qysh në natën e parë më afruan shumë oferta për në Francë dhe Belgjikë. Unë tashmë, kam pranuar një kontratë një vjeçare si fotomodele këtu në Belgjikë.
I ndiqni koleget tuaja në botë dhe a keni një model ku do të donit t’i ngjanit?Shumë modele vuajnë nga anoreksia për shkak të profesionit, ju çfarë marrëdhënie keni me ushqimin dhe çfarë bëni tjetër për të mbajtur trupin në formë?
Për fat të keq, një fakt i tille është shumë i vërtetë. Ndërsa për fatin tim të mirë, unë ende gëzoj të mirat dhe bukurit që më ka dhuruar natyra pa pasur nevojë të bëj kujdes te veçantë ndaj ushqimit apo aktiviteteve të tjera që janë të tepruara për mendimin tim.
Cili do të jetë angazhimi juaj i radhës?
Si primare, do themi që shkolla është angazhimi im më i madh, dhe për anën e modelingut gjithçka do ia lë kohës. Edhe pse jam larg vendlindjes, kam familjen e ngushtë këtu në Belgjikë dhe kjo festë do të përmbaj një atmosferë familjare.