Eliza Dushku: dear Albania!

Nga Reporter
Shkruar ne 02 Sht 2012 ora 10:07pm

“E dashur Shqiperi. Gjithnjë kam qënë kurioze për ty dhe jam ndjerë e magjepsur nga misteri rreth teje. Unë jam një shqiptaro-amerikane nga Bostoni. Gjyshërit e mi emigruan në Amerikë në vitet 1920; ata ikën nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai më ka mësuar që të ndihem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani erdhi koha që unë të zbuloj arsyen e kësaj krenarie”.

Me këto fjalë e nis aktorja Eliza Dushku videon promocionale për një dokumentar mbi Shqipërinë. Ky dokumentar ka të bëjë me vizitën e saj në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, se bashku me vëllain e saj Nate Dushku dhe me të dashurin e saj Rick Fox.

Videoja është krijuar duke u financuar tërësisht me donacione, dhe do të shpërndahet falas televizioneve dhe agjencive për promovimin e imazhit të Shqipërisë. Shumë personalitete shqiptare morën pjesë në mbrëmjen gala në New York, përfshirë dy Kryeministrat shqiptarë, z. Sali Berisha dhe z. Hashim Thaçi.

Një artikull për të është publikuar dhe në Huffington Post: kliko këtu për më shumë.

Krenarë për këtë personalitet, i urojmë sukses në karrierën e saj dhe shpresojmë që në të ardhmen akoma më tepër shqiptarë të kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë në sytë e miqve tanë, sepse e meritojmë.