Eliza Dushku, përzgjidhet për serialin e ri komik në CBS

Nga Reporter
Shkruar ne 14 Apr 2011 ora 7:53pm
Fansat e saj tani e kuptuan pse Eliza refuzoi rolin dramatik në serialin televiziv të kanalit “TBS”. Ajo kishte një projekt tjetër nëpër duar, i cili është komplet i ndryshëm nga çfarë aktorja me origjinë shqiptare, ka realizuar më parë. Bëhet fjalë për një serial komik, i cili zhvillohet në një radiostacion sportiv i frymëzuar nga një personazh i vërtetë radiofonik – Colin Cowherd dhe programi i tij në stacionin ESPN.
Eliza do të interpretojë në rolin e Casey, e cila drejton programin së bashku me Nick (Damon Wayans), një vajzë simpatike, e zgjuar dhe e drejtpërdrejtë. Ende nuk është bërë e ditur data e lancimit të këtyre serive, por mendohet që gjithçka do të jetë gati për sezonin e vjeshtës. Seriali (ende pa titull) do të transmetohet në kanalin publik “CBS”, i cili është dhe një prej kanaleve më të ndjekur në Amerikë.