Elton John shtrohet në spital

Nga Dorjan
Shkruar ne 25 Maj 2012 ora 3:28pm

Këngëtari britanik Elton John është shtruar me urgjencë në një spital në Los Anxhelos për shkak të një infeksioni të rëndë në rrugët e frymëmarrjes. Kështu citohet në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit.

John, 65 vjeç është sëmurë gjatë fundjavës, ndërsa ndodhej për një performancë në Las Vegas.

Si rezultat i sëmundjes ai ka anuluar tre shfaqje të planifikuara për në Las Vegas.