Elvis Gjini: Ja perse me larguan nga shtepia e BB

Nga Dinejda
Shkruar ne 13 Mar 2012 ora 8:38am

Dy dite pas largimit nga shtepia e “Big Brother”, Elvisi ishte i ftuari i emisionit te “Pasdites” ne “Top-Channel”, ku rrefeu pervojen dhe prapaskenat brenda shtepise me te famshme ne Shqiperi.
22-vjecari, shoqerues i pare i “Mister Shqiperise 2010” dhe i konsideruar nga banoret e shtepise si mashkulli me terheqes brenda, u prezantua ne studio se bashku me te dashuren ne jeten reale, Valbonen, ndersa iu pergjigj vezhgimeve kritike te gazetarit te “Pasdites”, Flavio Qarrit.E para mori fjalen Valbona, e cila u shpreh se “e pa Elvisin te njejtin si jashte shtepise edhe brenda saj”. “Nuk kam qene xheloze”, deklaroi fillimisht ajo, per te pranuar pak caste me pas se ishte shqetesuar gjithsesi per marredhenien e te dashurit te saj me Arjolen, konkurrenten e eliminuar nje jave me pare. “U ndieva ne siklet, sepse e pashe qe Arjola bente shume pas tij, por vetem kaq”, tha e reja.
I pyetur ne lidhje me terheqjen fizike qe femrat brenda “Big Brother” perjetuan ndaj tij, Elvisi u shpreh se: “Aparenca te ndihmon gjithmone, por une asnjehere s’kam dashur qe te me vleresojne nga menyra se si dukem. Edhe ne shtepi kam kerkuar qe te me vleresojne per karakterin dhe personin qe jam. Pamja fizike te ndihmon kudo, por pjesa me e rendesishme eshte karakteri”.
I pyetur per ate qe dha brenda shtepise dhe arsyet qe e bene te largohej, i riu gjakovar iu pergjigj vleresimeve te Qarrit, i cili pak tek ai nje “fasade” te bukur, por pa asgje te ofruar ne brendesi: “Nuk jam perpjekur te luaj ate rol. Kam dashur te ndaj lojen dhe veten. Doja te mendohesha dhe te merrja kohe me qetesi, pa bere debate javen e fundit. Nominimi me beri t’i merrja gjerat me seriozisht. Me beri te isha me i terhequr me lojen, me i mbyllur dhe kjo me penalizoi. A kam qene plotesisht vetvetja? Une jam perpjekur te sillem normalisht, edhe pse eshte e qarte qe njeriu nuk eshte asnjehere teresisht vetvetja, as ne jeten e tij te perditshme”.
Duke u ndalur tek pritshmerite e tij ne hyrjen ne shtepi, 22-vjecari pranoi se nuk e kishte pare veten asnjehere fitues. “Pa dyshim qe deshiroja te shkoja sa me larg, duke u bazuar tek tipi dhe karakteri qe kam, por e dija qe ai nuk do te me nxirrte fitues, pasi per t’ia dale mbane, duhet te transformohesh dhe te besh gjera jo normale, duke dale teresisht nga vetvetja”.
Ne lidhje ne raportin e tij me femrat, Elvisi shtoi: “Nuk me ka pelqyer askush per nje lidhje dhe kryesisht u afrova me banoret e shtepise per t’i studiuar dhe per te kuptuar natyren e tyre. Per largimin nuk i ve faj publikut. Ne fund te fundit, ketu behet fjale vetem per nje loje”.
Kush ka dale me shume nga vetvetja? “Liami. Ai ka bere gjera qe ne jeten e perditshme s’do te kishte menduar kurre qe t’i bente. Sidoqofte, te gjitha do t’i tregoje koha”.
Ne fund te programit, Elvisi foli edhe per jeten e tij private dhe veshtiresine e te qenit katolik ne Kosove, nje vend ku 90% e popullsise eshte e fese islame. “Tek ne ne Kosove eshte pak problem dhe ne Gjakove edhe me shume. Sidoqofte, une jam me fat, sepse familja ime nuk e ka shume problem, ndonese gjyshja me thote perditese se perse nuk more nje vajze katolike. Sidoqofte, ata kane te qarte qe nuk duhet te perzihen ne punet e mia dhe realisht nuk e bejne kete”.
Valbona deshmoi se edhe familja e saj, me tradita te forta muslimane, e aprovon kete lidhje, te cilen te dy u shprehen se e shohin si te mundur qe ta finalizojne ne martese.