Erioni i penduar per marredhenien me Klaudjan

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Mar 2012 ora 3:37pm

Erioni rihap sërish bisedën për ish-të dashurën, duke e pasur të nevojshme ë ta diskutojë me dikë atë që e mundon. Ai e fajëson veten për mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet për regatat që ka sot me Kludjan. “Sepse unë si idiot, lashë një vajzë jashtë, me të cilën ende nuk jam i qartë nëse ka mbaruar, megjithëse unë komunikoj ende me të”. Erioni ndihet mirë vetëm për faktin që nuk ka bërë asgjë të ekzagjeruar me Klaudjan dhe për këtë ndihet mirë me veten. Ai ndihet keq vetëm kur e mendon se mund të kërkojë që të futet në shtëpi ish e dashura e tij. “Asgjë, ti je në rregull, pse e vret mendjen”, shprehet Ermali. “Si asgjë o Ermal?”, thotë i shqetësuar Ermali. Ai e quan gabim faktin që është afruar me Klaudjan, pasi me ish-të dashurën ka një periudhë prej dy vjetësh e gjysmë. Ai e përshkruan vajzën që është jashtë, duke thënë se është super yll. Më pas djemtë flasin për lidhjet që kanë pasur dhe marrëdhëniet me to.

Disa nga banorët shtrihen dhe flenë gjumë, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë që të jenë ende zgjuar.

Françeska dhe Ermali rrinë të përqafuar, duke puthur njëri-tjetrin, ndërsa Erioni komenton puthjet e tyre. “Plasën puthjet këtej”, shprehet duke qeshur Erioni. Kështu, ata fillojnë sërish që të bisedojnë me njëri-tjetrin.