Erioni ne “dileme”, Klaudja, apo Dolorez?

Nga Dorjan
Shkruar ne 15 Mar 2012 ora 6:35pm

Midis Dolorezes dhe Erionit ka pasur disa ngacmime gjate javes se kaluar kryesisht

Kjo ka bere qe Klaudja te ndjehet xheloze dhe banoret te mendojne se Erioni po ngacmon Dolorezen e cila sipas tyre po perpiqet qe te nderhyje ne lidhjen e Erionit me Klaudjan. Doloreza nga ana e saj dyshon se Erioni po ben nje loje te dy-fishte me te dhe Klaudjan. Gjate nje bisede te gjate me te Doloreza perpiqet qe te zbuloje se çfare loje po ben Erioni.

Doloreza i kerkon Erionit qe ai te mos e ngacmoje me sepse banoret e tjere po e akuzojne se ajo po nderhyn midis atij dhe Klaudjas dhe per kete arsye i kerkon atij t’i shpjegoje se çfare loje po ben ai. Erioni i thote se ai dhe Klaudja nuk e kane nje lidhje dhe se ngacmimet e tij ndaj Dolorezes nuk kane qene ne ate kuptim. Erioni i thote Dolorezes se ajo e ka keqkuptuar sjelljen e tij.

“Une te ngacmoj sepse e kam pare qe ty nuk te kane bezdisur ngacmimet e mia dhe me ka pelqyer reagimi, por nese ti nuk do te premtoj se nuk do te te shoh me” i thote Erioni Dolorezes. Doloreza i thote se ai duhet t’ua beje te qarte te tjereve, banoreve dhe publikut se midis tij dhe Dolorezes nuk ka asgje dhe ne kete menyre qeteson edhe Klaudjan.
Me pas Doloreza i thote Erionit se ajo po perpiqet qe te kuptoje se perse ai sillet ne ate menyre sepse dyshon qe perfshirja e saj midis Klaudjas dhe Erionit mund te kete qene loje e tyre.

“Ose kjo eshte loje e Klaudjas, ose ti po luan me te dyja ne” i thote Doloreza Erionit. Ai irritohet dhe i thote se kjo nuk eshte e vertete. “Une nuk kam nevoje te luaj me ju per audience” i thote Erioni Dolorezes duke e siguruar se kjo nuk do te ndodh me.