Ervin Bejleri perkrah yjeve te Hollivudit.

Nga Dinejda
Shkruar ne 16 Pri 2012 ora 11:02am

Sins Expiation’ eshte filmi nga regjisori italian Carlo Fusco ku perkrah nje kasti hollivudian interpreton edhe aktori shqiptar Ervin Bejleri. Michael Madsen, Danny Glover dhe John Savage jane emrat e njohur te kinematografise boterore qe interpretojne ne kete film me buxhet te ulet.

Bejleri, i cili eshte bere i famshem me rolet e tij ne ‘Portokalli’ shprehet: “Une kam qene ne javen e fundit te xhirimeve te filmit dhe fatkeqesisht nuk i kam takuar keta aktore, por do i takoj kur te promovohet filmi.”

I ftuar ne studion e ‘Pasdite ne Top Channel’, se bashku me regjisorin italian Carlo Fusco, aktori shqiptar tregoi eksperiencen e tij: “Nuk kam folur me theks sicilian, por i falenderoj figurantet siciliane qe me ndihmonin me batutat. Ne film bej edhe nje batute ne shqip.”

Ndersa regjisori italian shtoi: “Eshte nje histori surreale qe flet per mafian, por jo vetem. Ngjarjet ndodhin ne Sicili. Nje italo-amerikan kthehet ne vendlindje dhe kerkon te marre te gjithe tregun e kriminalitetit.

“Nuk e njihja kinemane shqiptare dhe nuk e dija ne ishte i afte apo jo Ervini. Mua me pelqeu kur e pashe ne aksion, ka pasion dhe nuk e them se jam ketu ne Shqiperi. Aktoret italiane nuk e kane me kete pasion e prandaj zgjodha Ervinin”, thekson Fusco.

Ne lidhje me afrimin e aktoreve hollivudiane, regjisori italian shpjegoi: “Gjithcka lindi nje vit me pare ne Festivalin e Kanes, aty njoha Danny Glover. Kur i ofrova nje rol ai me kerkoi qe te shikonte nje film timin te meparshem. E pa dhe pranoi oferten, por filmi nuk u realizua per mungese fondesh atehere. Kur erdhi nje mundesi tjeter ai serish pranoi. Glover ishte njeri i thjeshte, qe ka pasur vuajtjet e tij ne femijeri dhe kishte humanitetin qe shume aktore te tjere nuk e kane. Ai me pyeti nese doja amerikane te tjere ne film. Une doja shume, por nuk kishim buxhet. Gjithsesi ai i mbushi mendjen Michael Madsen-it e te tjereve qe te ishin pjese e filmit tim.”

Ne fund, regjisori italian beri te ditur se ka nje projekt tjeter ne mendje dhe Ervin Bejleri do te jete serish pjese e projektit.

‘Sins Expiation’ do te shfaqet se shpejti ne kinemate Imperial dhe Bejleri theksoi se Danny Glover ose Michael Madsen me shume mundesi do te vijne ne premieren e tij ne Shqiperi.