Është 26 Vjeçe, Por Tregon 70: Fajin E Kanë Frutat E Detit

Nga Dorjan
Shkruar ne 20 Pri 2012 ora 3:16pm

Një 26 vjeçare që duket si një shtatëdhjetëvjeçare. Kjo është situata e trishtë e Nguyeb Thi Phuong, një vajzë e bukur vietnameze nga Hanoi, e cila për shkak të një reaksion alergjik ndaj frutave të detit është rrudhur në një kohë të shkurtër.

Historia fillon në vitin 2008, kur në pak javë trupi i saj ka filluar të bjerë në mënyrë të habitshme.

Sipas mjekëve shkak është lipodistrofia, “degjenerimi i indit dhjamor për shkak të një shpërndarjeje të pabarabartë të lipideve në trup”.

Për Nguyen kjo gjë është e lidhur me një reaksion alergjik ndaj frutave të detit.