Euro 2012, protestë topless në Varshavë

Nga Dorjan
Shkruar ne 11 Qer 2012 ora 1:47pm

Një protestë e pazakontë e femrave topless është zhvilluar përpara stadiumit “Nacional” të Varshavës, pak para se të startonte kampionati europian i futbollit. Vajzat janë pjesë e grupit ukrainas Femen, që mbron të drejtat e grave dhe që protestojnë zakonisht gjysmë të zhveshura. Protesta e pazakontë nisi përpara ndeshjes Poloni-Ukrainë, pasi këto vajza e konsiderojnë kampionatin europian si një turne që do të kurajojë turizmin e seksit. Ky grup i të drejtave të njeriut mbron femrat nga padrejtësitë politika, abuzimet sociale dhe shfrytëzimi. Sipas këtij grupimi, Euro 2012 do të jetë një magnet për turizmin e seksit dhe femrat në Poloni e Ukrainë do të kthehen në një ushqim të kësaj industrie. Gjatë kampionatit europian, këto dy vende pritet të vizitohen nga mbi 1 milion turistë.