Facebook vlen 103 miliardë dollarë

Nga Dorjan
Shkruar ne 02 Apr 2012 ora 10:19pm

Facebook vlen 102,8 miliardë dollarë. Është një rezultat i cili ka dalë nga ankandi i ditëve të fundit i kryer nga “Share Post”, që ka kompletuar shitjen e 150 mijë titujve për një vlerë prej 44.10 dollarë secili.

Duhet thënë se kemi të bëjmë me një rritje, kjo krahasuar me ankandin e zhvilluar në mesin e muajit shkurt që e vlerësonte, kompaninë e rrjetit social më popullor në mbarë botën për një shifër prej 94.4 miliardë dollarë.
Facebook – sipas përshkrimeve të dhëna –ka si synim të zbarkojë në bursë gjatë muajit janar dhe që nga java që kaloi ajo i ka pezulluar të gjithë shkëmbimet e titujve të saj në tregun dytësor.