Falsifikonin etiketat e bombulave të gazit, 3 në pranga

Nga Dinejda
Shkruar ne 25 Maj 2012 ora 4:49pm

GJIROKASTËR- Ishin licensuar si punishte për prodhimin e gozhdëve në fshatin Vrisera të Gjirokastër, por prej disa kohësh në fshehtësi në të prodhoheshin dhe mbusheshin bombula me gaz për ti hedhur në treg duke falsifikuar etiketën. Pas një hetimi disa mujor nga specialistët e seksionit kundër krimit financiar në këtë qark, u realizua operacioni i koduar bombula. Gjatë kontrollit në punishten e firmës Ella 2012, u sekuestruan 7 makineri që prodhonin bombula, 9072 bombula gazi me etiketat e markës Oil Gaz si dhe markës Ella, katër baleta me amballazh për paketim të bombulave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet Ford Fokus. Gjithashtu u sekuestruan dy pushkë model 63 si dhe tre krehëra me 61 fishekë. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Firmës Ella 2012 , Marko Shugroë, që është dhe punonjës i degës së Tatim Taksave Gjirokastër me detyrë Inspektor për verifikimin në terren. Ndërkaq janë arrestuar në flagrancë përfaqësues ligjor i firmës Ervin Kuti si dhe shoferi Spiro Memisha. Mbi ta rëndojnë veprat penale të Falsifikimit të vulave dhe stampave, të armëbajtjes pa leje, të shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive