Familja më e madhe në botë me njerëzit e shkurtër

Nga Dorjan
Shkruar ne 06 Maj 2012 ora 3:50pm

 

Për botën e jashtme, ata mund të duken ndryshe nga gjithë të tjerët.

Por për familjen Johnston, i vetmi ndryshim midis tyre dhe gjithë të tjerëve është se ata janë të shkurtër.

Amber dhe Trent Johnson, nga Barnesville, Gjeorgji, dhe pesë fëmijët e tyre janë familja më e madhe e achondroplasia dwarfs, me një lloj të dwarfism që ndikon në gjymtyrë.

Çifti përpiqet të ndërtojë dhe jetojë jetën e tyre. Duke folur në një emision televiziv ata shprehen se përpiqen aq shumë për të mbajtur familjen e tyre, pasi shumë herë duhet të përballen edhe me gjykimin e njëerëzve në fusha të ndryshme shoqërore.

Trend dhe Amber u takuan në një konventë për njerëzit e shkurtër dhe më pas u martuan.

Amber familjen e saj i ka njerëz normalë për nga gjatësia ndërsa Trend i ka me achondroplasia dwarfs. Ata kanë 2 fëmijë biologjikë dhe 3 të tjerë i kanë adaptuar, kinez, korean dhe siberian.

Amber nuk punon por merret me rritjen dhe edukimin e tyre ndërsa Trend punon në një kompani makinash për njerëzit e shkurtër.

Ata nuk kanë asnjë ndihmë nga qeveria si njerëz me aftësi të kufizuara por përpiqen vetëm me forcat e tyre për të jetuar.

Achondroplasia është një formë e shkurtër e trupit. Achondroplasia fjalë për fjalë do të thotë “pa formacion të cartilage . Megjithatë, problemi nuk është në formimin e cartilage por në konvertimin e tij në kocka, sidomos në eshtra të gjatë të krahëve dhe këmbëve.