Fantazma E Baristit Mbush Gotat Në Pub (FOTO)

Nga Dorjan
Shkruar ne 02 Maj 2012 ora 4:28pm

Fantazmat nuk janë gjithnjë të këqija. Vetë emri të tremb, por komentet mbi sjelljen e tyre (për ata që besojnë se ekzistojnë) bëjnë që ndonjëherë të krijosh simpati. Si në rastin e fundit në Britani.

Frekuentuesit e një lokali nate pretendojnë se kanë fotografuar shpirtin e një ish-baristi të lokalit dhe besohet se ai është përgjegjësi për mbushjen e vazhdueshme të gotave të tyre.

Pronarët e lokalit pretendojnë se “Apsley House” është “i pushtuar” prej vitesh. “Baristi është shumë bujar me gotat”, thonë ata, që me sa duket nuk u pëlqen boshatisja e shisheve pa pagesë.

Një nga stafi, Paul Morgan, në festën e daljes në pension, e ka fotografuar shpirtin misterioz. Ai tha se “po fotografoja me iPhone miqtë e mi. Ai kishte vënë re në foto një figurë të çuditshme. Shikojeni dhe gjykoni vetë.