FB paguan hacker më shumë se 300.000 $ për të zbuluar defektet

Nga Dinejda
Shkruar ne 06 Qer 2012 ora 5:32pm

Ryan McGeehan, drejtor i ekipit për sigurinë në Facebook, njoftoi se rrjeti social u ka paguar hacker-ave më shumë se 300.000$ për të zbuluar gabimet dhe defektet që ka faqja si dhe për t’i rregulluar ato.

McGeehan shkroi se programi i kompanisë për defektet, që zakonisht i paguan hacker-at rreth 1.000$ për çdo mangësi që ata zbulojnë, prej lëshimit të këtij programi gjatë vitit të kaluar e deri më tani ka shpërblyer 131 hacker nga 27 vende të ndryshme të botës, kurse njëri prej hacker-ave është punësuar në Facebook si praktikant, shkruan Pc World Albania. 

Edhe Google deklaroi në shkurt se kishte shpenzuar rreth 410.000 dollarë për të paguar hacker-at që kanë raportuar mangësitë dhe dobësitë në shërbimet e saj. Por, duket që Facebook nuk është fort larg Google, sa i përket pagesave ndaj hacker-ave, dhe shihet qartë që firmat e teknologjisë janë gjithnjë të gatshme të paguajnë shuma të konsiderueshme parash për të vënë në dukje të metat e sigurisë së tyre përpara se të shfrytëzohet nga hacker keqbërës.

Në muajin prill, Google pagoi një nga shumat më të mëdha, për raportimin e një defekti të vetëm në shërbimet Web të tij, prej 20.000$, rreth 5 herë më shumë se maksimumi i tij i kaluar që ishte 3.133,7$. Gjithashtu, Google pagoi 60.000$ dy kërkuesve të cilët paraqitën shfletuesin Google Chrome.

Sipas McGeehan, zbulimi i vazhdueshëm i defekteve dhe fshehja e tyre karshi nesh është diçka shumë negative, pasi hacker-at mund ta “shesin” këtë defekt në tregun e zi, dhe të na e tregojnë ne pastaj përsëri por duke na kërkuar dyfishin e pagesës e ndoshta edhe më shumë. Kur blerësi ankohet për defektin e rregulluar, shitësi do të bëjë sikur Facebook e ka gjetur defektin dhe do ta rregulloj atë vet. Por ne – thotë McGeehan – kemi programin tonë dhe jemi shumë krenarë për këtë gjë.