Femrat nuk duhet të rrinë duarkryq

Nga Reporter
Shkruar ne 09 Gus 2012 ora 11:18am

Seksi më ‘i dobët’ është një shprehje e fundit. Thuhet o prej atyre femrave që pëlqejnë të jenë përherë të nënshtruara ose nga meshkuj aspak inteligjentë e tepër egoistë për vlerat. Tipat e meshkujve që mendojnë se femra duhet vetëm për riprodhim dhe punët e shtëpisë më kujtojnë antikitetin grek, ku ne modë ishte shumë tërheqja seksuale e meshkujve nga meshkujt, ose autoritare, e kur vinte puna tek femrat i shihnin vetëm sa për shtim të popullsisë, ta marrim kështu si në përgjithësi…

Ja marrim ata qe qeverisin vendin me vite. Keni parë ndonjë femër me post tepër të lartë? Përveç spikeres së parlamentit, që nuk do të thosha se po përdor forcën e femrës inteligjente, përveçse nënshtrimin që i bën dikush tjetër më lart saj dhe sërish mbetet po ajo…duke mos thënë që të jesh kryetare parlamenti, nuk do ta krahasoja me asgjë përveçse një rojtare meshkujsh, në një sallë plot me pesha të rënda.

Ndonjë femër tjetër keni parë? Mund të kemi hasur vetëm ato femra që ndodhen në baza organizatash përfituese, ku e ku të joshin meshkujt e të bëjnë rolin e spiunes si ato filmat me Nikitat e bukura në këmbim të një 500 euroshi, ndërkohë që ato do preferonin të ngriheshin tepër lart me idenë e dhënies së trupit nga një parti tek tjetra! Nuk ka kohë për ofendime, çdo gjë flitet ne bazë te realitetit që shumica sheh, por që pak duan të shprehen…

Si mund të kërkojnë ndryshim, kur fillojnë të gjithë nga po të njëjtat hapa, pa ditur sesi të jenë vetvetja me popullin e thjeshtë?! Femrat ku janë? Disa nuk duan të ndihen, sepse kanë frikë dhe kanë të drejtë, mbase askush nuk do donte te sakrifikonte jetën për të vënë atë të famshmen drejtësi! Po si mund të qëndrojmë duarkryq, kur pa sakrifikuar diçka nuk mund të hidhet asnjë hap më tej drejt asaj mirësie që ti kërkon të vendosësh në këtë jetë mizore!

Është e pamundur të udhëhiqemi nga pjesa më e madhe e një parlamenti maskilist që nënshtron gruan ne shtëpi në shumë mënyra, duke na shprehur të nesërmen neve…moral. Nuk po i shkruaj këto fjalë për t’u treguar vetë, feministe, nuk bëj dallim gjinish, por thjesht dua një përzierje të pastër mendimesh, idesh, atë ndryshimin që të gjithë e thonë sa për fjalë…Por, nëse kemi një dominim mashkullor si riprodhim i një personi po mashkullor që na tregon rëndësinë e drurit sesa inteligjencës, atëherë dhe të tjerët kështu do jenë.

Po femrat?Femrat do rrinë në hije, me idenë e nënshtrimit, në kuptimin e barazisë vetëm në rast zgjedhjesh. Ne kërkojmë të bëjmë lëvizje e të jemi perëndimor, por e kemi marrë zakonin që në shtypjen e gjinisë femërore në kohën e shkuar dhe pretendojmë të bëhemi perëndimorë, kur nuk sheh një femër të dëgjohet. Sa është herët duhet menduar, pasi të mendohet, duhet parë nga ç’jemi të rrethuar dhe më pas të veprosh sipas instinktit më pozitiv që mund të vijë.

Pa të ndalur kush edhe sikur te vdesësh, duhet të ecësh, të ecësh e fortë dhe me dinjitet,mbi të gjitha me dinjitet,sepse nëse arsyeton për te mbrojtur anëtarët e familjes tënde, do arrish të mbrosh edhe një popullsi të tërë akoma më të gjerë!