FESTA E HIPOKRIZISË

Nga Dorjan
Shkruar ne 28 Pri 2012 ora 1:56pm

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NE FOTO: Nga e majta: Peshkopi, Stefan Lasko, Lemi Kokalari, Fan Noli, Vasil Germenji (nipi i Themistokli Germenji)

Një shekull më parë, Shazuvan Pashun, gjyshi im, emigroi nga malet e Labërisë në New Bedford, Massachusetts. Ai ishte mes shqiptaro-amerikanëve të rinj që mbështeti Fan Nolin në vitet e para të Vatrës. Ai më pas u vendos në New York ku u bë president i Vatras për New York-un. Babai im, Lemi Kokalari, ishte po ashtu një nga liderët e Vatrës dhe ishte përkrah Fan Nolit gjatë 50 vjetorit të Vatrës në Boston. Miqtë e tij të afërm, përfshirë këtu burra si Vahit Cika, ishin mes atyre që e bënë Vatrën institucionin e nderuar që ishte dukur.

Jam përpjekur të vazhdoj traditën e familjes sime në shërbim të komunitetit shqiptaro- amerikan. Kam themeluar dhe kam funksionuar si lider i organizatave bamirëse dhe civile që kanë mbështetur kauzat shqiptare. Kam luftuar gjithashtu kundër padrejtësisë dhe korrupsionit në Shqipëri- pavarësisht se cila parti ishte në pushtet.

Si i tillë, mund të jem nga të paktët njerëz që pretendon se ka vazhduar traditën e familjes në shërbim të komunitetit shqiptaro- amerikan, e cila njësoj si Vatra përfshin një shekull.

Kur Fan Noli themeloi Vatrën 100 vjet më parë, vizioni i tij ishte për një Shqipëri që do ecte përtej një kulture bazuar në klanet primitive, në një vend të bazuar në parimet demokratike. Fan Noli qëndroi kundër padrejtësisë dhe korrupsionit në Shqipëri.

Këtë fundjavë, Vatra do të organizojë festime për përvjetorin dhe i ftuari i nderit do jetë Sali Berisha, një person që është antiteza e gjithçkaje që përfaqësonte Fan Noli.

Duke e njohur burrin e nderuar që dikur drejtoi Vatrën, besoj se ata do ishin mërzitur nga kjo kthesë e ngjarjeve. Jam i sigurt se ata do e shihnin këtë si një festim të zbrazët për shkak se Vatra është bërë fantazmë e vetes së saj, që ndjek profetë falsë. Ajo që është vërtet patetike është se Vatra shkoi të lypë tek Berisha për të paguar për këtë festë dhe Berisha me kënaqësi nënshkroi një çek me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ai pa asnjë dyshim do e përdorë këtë ngjarje për të promovuar veten si pasardhësi i Fan Nolit.

Për shkak të adhurimit të tyre për Berishën, vatranët duhet të marrin në konsideratë sjelljen prej struci. Është shumë e qartë se ata kanë vendosur që të groposin kokën e tyre në rërë kur vjen fakti për të pranuar karakterin e vërtetë të Sali “Enver” Berishës. Ata janë në amnezi në lidhje me rrënjët e thella komuniste të Berishës dhe për adhurimin e tij ndaj Enver Hoxhës, ata kanë mbyllur sytë përpara korrupsionit të qeverisë së Berishës dhe kanë injoruar shumë nga pisllëqet e drejtësisë së pushtuar nga gjyqtarë të korruptuar, të kontrolluar nga Berisha, të fundit prej tyre gjyqi për Gërdecin dhe Metën.

Vatranët kanë treguar një verbëri me dëshirë kur vjen fakti tek praktikat më dorë të rëndë që përdor Berisha për të shtypur fjalën e lirë. Duket se ata e kanë harruar se ishte heroi i Vatrës, Berisha, që i çoi shqiptarët në abisin e skemave piramidale e më pas kur Shqipëria u ndez flakë, ai u struk në zyrën e tij në mesin e një këputje nervore, duke qarë si fëmijë. Dhe për të vijuar më tej, vatranët duhet të jenë krenarë për faktin që Berisha, burri që dikur premtonte të hetonte Fatos Nanon për korrupsion, tani këndon duke vlerësuar djallin e tij.

Duke përqafuar Berishën, Vatra ka bërë një hipokrizi të plotë, duke dalë nga statuti i saj origjinal. Kjo nuk duhet të jetë shumë surprizë kur vjen nga një grup i ngecur në të njëjtin mentalitet klani, të cilit i druhej më shumë Fan Noli.

Fan Noli është përgjegjës për fjalët “Nëna mos keni frikë, se keni djemtë në Amerikë”. Nëse Noli do të ngrihej nga varri për të marrë pjesë në banketin e Vatrës për 100 vjetorin dhe do të dëshmonte nderimet për Sali Berisha, do tundte kokën nga neveria e do thoshte: “Nëna, keni frikë, sepse me miq si këta, nuk kemi nevojë për armiq”.

Është koha për shqiptarët të kuptojnë se organizata si Vatra, që ka mbështetur vazhdimisht kauzat shqiptare, janë kthyer në organizata anemike dhe konfliktuale. Vatranët dhe Berisha ndajnë së bashku një botë joreale, ku përkëdhelin egot e njëri- tjetrit, por në realitet nuk ka asnjë organizatë shqiptaro- amerikane që i shërben interesave të Shqipërisë. Përvjetori i Vatrës duhet të shërbejë si thirrje për zgjim për diasporën për të bërë atë që Vatra ka dështuar ta bëjë- të ndihmojnë njerëzit në Shqipëri të realizojnë ëndrrën për një demokraci të vërtetë.