Fier, 56-vjeçarja bie nga kati i pestë, rëndë në spital

Nga Dorjan
Shkruar ne 16 Mar 2012 ora 10:11pm

 

FIER – Një 56-vjeçare është plagosur rëndë pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku banon.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘8 shkurti’ në qytetin e Fierit, ndërsa sipas dëshmitarëve të rastit Natasha Sena ka rënë nga dritarja e një dhome të apartamentit të saj, duke marrë plagë të rende në të gjithë trupin.

56- vjeçarja është në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit. Sipas policisë paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.