Fier, banorët bllokojnë rrugën: Kemi 7 ditë pa drita

Nga Dorjan
Shkruar ne 20 Pri 2012 ora 2:09pm

FIER- Banorët e dy lagjeve në qytetin e Fierit kanë nisur sot një protestë pas mungesës së energjisë elektrike.

Banorët e lagjeve ‘Kastriot’ dhe ‘16 prilli’ ankohen se në shtëpitë e tyre mungon energjia elektrike prej 7 ditësh. Shkak i mungesës së energjisë është bërë djegia e trasformatorit dhe moszëvëndësimi i tij nga kompania CEZ. 

Të shqetësuar nga kjo situatë banorët kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën me kazanë mbeturinash e inerte të ndryshme.

“Nuk dimë më cfarë rruge të ndjekim, i kemi ezauruar të gjitha mënyrat e komunikimit institucional dhe të gjithë na kanë lënë në “baltë’’, shprehet një banor..

“Nuk e kuptojmë heshtjen e institucioneve, heshtje që i jep CEZ-it një mbrojtje dhe suport të pa shpallur, thotë një tjetër.

“E bleme vete trasformatorin dhe kompania nuk denjon as ta vendose. S’kemi ku ankohemi më se kemi shkuar në prefekturë apo bashki dhe situata mbetet e njëjtë”, vijon ai.

Banorët janë shprehur se do të përshkallzojnë protestat duke bllokuar edhe rrugën nacionale Fier-Vlorë.