Fier: Ekzekutohet me 4 plumba 35-vjeçari

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Mar 2012 ora 10:23pm

FIER – Një 35-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, bënë të ditur forcat e rendit të cilat sapo kanë mbërritur në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi.

Viktima quhet Dhimitër Gjika, është 35 vjeç dhe ndonëse banonte në Fier ishte me origjinë nga Saranda. Ai është qëlluar me 4 plumba pistolete ndërsa po ecte në një trotuar, mësohet nga burime policore. Për shkak të plagëve të marra ai ka vdekur menjëherë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, një zonë shumë e populluar e qytetit por falë orës së vonë në momentin e ekzekutimit nuk ka pasur lëvizje.