Fier, grabiten 600 m kabllo elektrik, 8 mijë banorë pa energji

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Pri 2012 ora 2:14pm

FIER- 8 mijë banorë në komunën Topojë të Fierit, janë gdhirë mëngjesin e sotëm pa energji elektrike.

Burime të policisë bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë grabitur 600 m kabllo elektrik, në zonën e plazhit, precedent i cili përsëritet për të 4-tën herë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbulimin e identitetit të autorëve dhe kapjen e tyre.