FIER, KONFLIKT PËR PRONËN, DY TË PLAGOSUR

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Mar 2012 ora 8:50pm

Pronësia duket se po bëhet  kryefjalë e konflikteve edhe këtë vit në qarkun Fier , ku vetëm në këta tre muaj kanë ndodhur më shumë se 10  të tilla. Për një çështje të tillë, në një fshat të thellë të rrethit të Fierit ka ndodhur një sherr me pasojë dy të plagosur.

Sipas policisë  A .Loshi dhe P. Loshi pas një konflikti të hershëm për pronësi  kanë mbetur të plagosur  nga një 17-vjeçar me inicialet sipas policisë   I.L. Pas një debati për kufijtë  dhe tokën bujqësore, autori dhe dy të plagosurit janë përfshirë në një sherr, ku si rezultat ka mbetur i plagosur me thikë 31-vjeçari, A.Loshi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa 50-vjeçari P.Loshi ka marrë goditje me mjete të forta.

Policia deklaron se sapo ka marrë njoftimin ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet dhe vetëm pas disa minutash është arritur të vihet në pranga autori minoren. Vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen në fjalë.